Barcelona – Kielce, finalja e Champions League

1 minut lexim

Barcelona – Kielce, finalja e Champions League! 

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 34:30 ndaj skuadrës gjermane Kiel dhe kualifikohet në finale.

Një ndeshje shumë interesante kanë zhvilluar Telekom Veszprem (Hungari) dhe Lomza Vive Kielce (Poloni) në gjysmëfinalen e parë të FINAL 4 në hendboll. Fitore shënoi Kielce me rezultatin 37:35.

Madje te fitorja dhe vendi në finale, Kielce arriti me përmbysje të rezultatit. Pas pjesës së parë Veszpremi ishte në epërsi me rezultat 18:16.

Ndeshja u luajt në “Lanxess Arena” në Koln të Gjermanisë, ndërsa palestra ishte e stërmbushur me shikues. Për atmosferë fantastike u kujdesën 19 mijë e 250 shikues.

Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante, ndërsa Kielce në pjesën e dytë bëri kthimin e madh. Arkadiusz Moryto ishte më efikasi te Kielce. Ai realizoi 8 gola, sa i kishte edhe Rasmus Lauge i Veszpremit.

Të dielën prej orës 15:15, Veszpremi luan për vend të tretë. Ndërsa finalja Barcelona – Kielce prej orës 18:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Zelenska: Çdo ditë dy fëmijë ukrainas humbin jetën

Story i radhës

Këto janë shenjat më emocionale të Zodiakut, sipas astrologëve

Të fundit nga