Tjetër goditje në merkato për Barcelonës, prezantohet sulmuesi brazilian!
Barcelona ka konfirmuar sulmuesin brazilian, Rafinja, si përforcimin e radhës në merkato.
25-vjeçari prej kohësh kërkohej nga Çavi dhe për këtë arsye dhe vetë futbollisti kërkonte që të transferohej me ngulm te Barcelona.
Klubi katalanas arriti të mposhtë konkurrencën e Çelsit dhe Arsenalit duke mbushur arkat e Lidsit me 60 milionë euro.