Barcelona ka gati planin

July 13, 2022
1 minut lexim

Lajme të këqija për Samuel Umtiti, i cili kthehet të “luftojë” me Barcelona-n për të ardhmen e tij. Mbrojtësi ka kohë që nuk bën pjesë më në planet e klubit, me këtë të fundit që nuk po arrin të çlirohet nga francezi.

Në këto orë ka ardhur një sinjal tjetër për ndarjen nga grumbullimet e bëra për miqësoren e parë me emrin e kampionit të botës që nuk ka qenë pjesë e listës.

Sipas Culemania, faqe online shumë afër klubit katalanas, klubi duket se është lodhur nga kjo situatë me lojtarin, i cili prej vitesh nuk ka vazhdimësi për shkak të problemeve fizike.

Kjo situatë mund ta shtyjë klubin që të provojë ta prishë kontratën me mbrojtësin për invaliditet fizik.

Një ndihmë e mëtejshme mund të ketë ardhur në mënyrë indirekte nga Rennes, skuadra për të cilin Umtiti duhet të kishte zhvilluar vizitat mjekësore në këto orë.

Stacioni televiziv TV3 ka dhënë lajmin sipas cilit klubi francez e ka ndalur transferimin e mbrojtësit sepse nuk ka kaluar pikërisht vizitat mjekësore.

Edhe pse lojtari e ka përgënjeshtruar lajmin me një mesazh në rrjetet sociale, Barcelona mund të dalë para një Gjykatësi për të mbështetur teorinë se futbollisti nuk është në gjendje të bëjë punën për të cilën është marrë.

Megjithatë, rruga më e mirë duket se është ajo e prishjes së kontratës duke gjetur një marrëveshje për një dëmshpërblim për lojtarin. Një zgjidhje që duket shumë e vështirë për momentin, duke parë se lojtari nuk ka dëshirë ta pranojë.,

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pyetje shëruese që duhet t’ia bëni vetes në momente dekurajimi

Story i radhës

Hapet linjë e rregullt e transportit publik në relacionin Radushë – Saraj dhe anasjelltas

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë