Humbja e Barcelonës ndaj Interit javën e kaluar ishte e dyta në histori ndaj zikaltërve. Katalanasit nuk kanë humbur asnjëherë dy ndeshje radhazi ndaj Interit në kompeticion dhe po ashtu asnjë skuadër italiane nuk ka arritur ta mposhtë Barcelonën dy herë në të njëjtin sezon të Champions League.
– Interi i ka humbur të gjitha ndeshjet e tij në transfertë ndaj Barcelonës në Champions League, 5 humbje dhe nuk ka shënuar asnjë gol në katër prej tyre (një gol i shënuar nga Lautaro, më 2 tetor 2019). Asnjë ekip italian nuk ka humbur më shumë ndeshje në “Camp Nou” se zikaltrit.
– Barcelona ka pësuar vetëm një humbje në 17 ndeshjet e fundit të luajtura kundër një skuadre italiane në shtëpi në Champions League, atë 0-3 kundër Juventusit e pësuar në dhjetor 2020.
– Fitorja e fundit në tokën spanjolle e Interit në Champions League daton në tetor 2004, 1-5 në “Mestaja” kundër Valencias. Që atëherë, Interi ka humbur 7 nga 8 ndeshjet e luajtura në Spanjë, duke përfshirë një në secilin nga katër sezonet e fundit (kundër Barcelonës në 2018-2019 dhe 2019-2020, kundër Real Madridit në 2020-2021 dhe 2021-2022).
– Barcelona ka humbur vetëm 3 nga 44 ndeshjet e fundit të Champions League në shtëpi (36 fitore, 5 barazime), të tria humbjet me Ronald Kuman në stol.
– Pas fitoreve kundër Liverpulit sezonin e shkuar dhe Viktoria Plzenit këtë sezon, Interi do të përpiqet të fitojë ndeshjen e tretë radhazi jashtë fushe në Champions League. Nëse do të ndodhte, ky do të ishte një rekord për zikaltrit, që nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë tri transferta radhazi, as kur kompeticioni është quajtur Kupa e Kampionëve.
– Robert Levandovski ka marrë pjesë në 27 gola në 15 ndeshjet e tij të fundit në shtëpi në Champions League (22 gola dhe 5 asiste), duke përfshirë një tripletë në ndeshjen e tij të parë në “Camp Nou” me fanellën e katalanasve. Vetëm dy lojtarë kanë shënuar dy tripleta radhazi në dy ndeshjet e para të Champions League në shtëpi: Lionel Mesi në tetor 2016 dhe Kristiano Ronaldo në maj 2017.
– Lautaro Martinez ka shënuar vetëm 2 gola në 18 paraqitjet e tij të fundit në këtë kompeticion, por 86% e golave të tij janë shënuar në transfertë (6 nga 7).
– Gavi mund të koleksionojë paraqitjen e tij të 10-të në Champions League me Barcelonën. Në moshën 18 vjeç e 68 ditë, ai do të ishte lojtari i katërt më i ri në historinë e kompeticionit që arrinte numër dyshifror, pas Juri Tilemans, Xhud Belingam dhe Bojan Kërkiç.