Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku 5 skuadra udhëheqin me nga dy fitore në po kaq takime të luajtura. Ato janë Fenerbahce, Olympiacos, Monaco, Alba Berlin e Baskonia Gasteiz, që deri më tani nuk kanë zhgënjyer.
Në takimet e këtij raundi, spikat fitorja në sekondat e fundit e Barcelona, 75-73 ndaj Real Madrid, në një duel me shumë rivalitet dhe emocione. Jashtë fushe fiton Alba Berlin, që mundi 80-74 italianët e Armani Milano.
Bien edhe kampionët e Anadolu Efes, që u mundën 95-92 nga francezët e Monaco, në një takim me rivalitet deri në fund.
Pa asnjë fitore në këtë turne pas dy ndeshjeve të para janë Zalgiris Kaunas, Valencia Basket, Crvena Zvezda, Partizan Beograd e Bayern Mynih.
Euroleague – Raundi i 2-të
Crvena Zvezda – Panathinaikos, 75-77
Monaco – Anadolu Efes, 95-92
Virtus Bolonja – Bayern Mynih, 66-63
Barcelona – Real Madrid, 75-73
Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 90-80
Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 86-71
Baskonia Gasteiz – Partizan Beograd, 103-96
Armani Milano – Alba Berlin, 74-80
Valencia Basket – Villeurbanne, 76-77