Barcelona e sheh Mikel Artetan si trajner të saj të ardhshëm

November 1, 2022
1 minut lexim

Barcelona duket se e ka zgjedhur pasardhësin e Xavi Hernandezit.

Mediat angleze raportojnë se gjiganti katalunas ia ka vënë syrin trajnerit aktual të Arsenalit, Mikel Arteta.

“Topçinjtë” e kishin një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit nën drejtimin e trajnerit spanjoll duke i fituar 10 nga 12 ndeshjet hapëse të sezonit të ri, ndërsa gjenden dy pikë përpara kampionit aktual të Anglisë, Manchester City.

“Gunners” po ashtu shkuan në fazën eliminuese të Ligës së Evropës.

Dhe, ky start impresionues ka bërë qe 40 vjeçari të bie në radar të “Blaugrana”.

Drejtuesit e klubit të La Ligas kanë mbetur të impresionuar me taktikën dhe disiplinën që po mbretëron në Arsenal, e të për të cilat meritat më të mëdha i ka pikërisht Arteta, dikur ndihmës i trajnerit Pep Guardiola tek Manchester City.

Trajneri aktual, Xavi është nën presion pasi ekipi i tij për të dytin vit radhazi ra nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve për të luajtur në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, klubi nga Camp Nou e sheh legjendën për një kohë të gjatë në krye të ekipit.

E në ndërkohë, nëse gjërat nuk shkojnë sipas planifikimeve dhe parashikimeve, ata do të veprojnë.

Në ndërkohë, klubin katalunas do ta vëzhgojë me kujdes punën që do ta bëjë Arteta në “Emirates Stadium”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ana magjike e njeriut

Story i radhës

SPAK mbyll hetimet për punonjësit e Kadastrës në Sarandë, provohet marrja e rryshfetit deri në 3 mijë euro për dhënien e certifikatës së pronësisë

Të fundit nga

ShkoLartë