Barcelona dhe Sportify po e mbyllin marrëveshjen

February 8, 2022
1 minut lexim

Barcelona thuhet se e ka mbyllur tashmë marrëveshjen me platformën e muzikës “Spotify”.

Blaugranasit do t’i japin fund marrëveshjes aktuale me Rakuten dhe do të nënshkruajnë kontratë milionëshe me gjigantin e muzikës.

Sipas asaj që raporton RAC1, Sportify do të jetë sponsor i klubit katalunas për tre vjetët e ardhshëm, duke përfshirë këtu sponsorisimin e fanellave të burrave dhe të grave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe dy kompanitë arrijnë marrëveshje, stadiumi “Camp Nou” po ashtu do të ndryshojë emrin.

Foleja e gjigantit katalunas do të quhet “Camp Nou Sportify”, derisa kompania do të ketë edhe disa të drejta të tjera.

Nga kjo marrëveshje e arritur, Barcelona do të arkëtojë plot 280 milionë euro dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga sot vendimet për izolim nga COVID-19 do të jepen në formë elektronike

Story i radhës

“Po i njëjti muhabet”Monika dhe Iliri flasin për debatin mes Einxhel dhe Donaldit

Të fundit nga

1 orë pritje për të dalë nga Kosova

Pritjet për të dalë nga pikat kufitare të Kosovës po vijojnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Muçibabë po pritet deri
ShkoLartë