Barcelona dhe Atletico finalizojnë marrëveshjen e transferimit të Griezmann

min lexim

Barcelona ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin në lidhje me një transferim të përhershëm për Antoine Griezmann, ndërsa lajmi konfirmohet nga burimet e “90min”.

Francezi 31-vjeçar u ri-bashkua me Atleticon verën e kaluar në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare, që në të cilën ishin të përfshira një numër klauzolash.

Një nga këto klauzola ishte se Atletico do t’i paguante Barcelonës 40 milion euro për të kompletuar nënshkrimin e Griezmann, nëse ai do të kishte luajtur në 50% të ndeshjeve gjatë periudhës dy vjeçare në “Wanda Metropolitano”.

Ai luajti në 80% të ndeshjeve vitin e kaluar, gjë që do të thoshte se ai ishte në rrugën e duhur për të goditur atë shenjë, por në vend që ai të fillonte këtë sezon si zakonisht, Atletico filloi të kufizonte minutat e tij. Griezmann inkuadrohej vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Të dy klubet e dinin se nuk mund të lejonin që situata të vazhdonte kështu gjatë gjithë sezonit, dhe filluan bisedimet për një marrëveshje të re.

Tani, Barcelona ka rënë dakord të pranojë një tarifë me vlerë rreth gjysmës së marrëveshjes origjinale, respektivisht ka pranuar që të përfitojë 20 milionë euro nga shitja e Griezmann.

Por kjo garanton që ata të marrin para për Griezmann, i cili mund të kthehej në “Spotify Camp Nou” në fund të këtij sezoni, dhe gjithashtu do të thotë se ata heqin barrën e mundshme të kontratës së tij fitimprurëse nga fatura e pagave.

Griezmann tani ka rënë dakord që të nënshkruajë një kontratë të re që do ta mbajë atë në “Wanda Metropolitano” deri në vitin 2026.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqia dhe Hungaria vazhdojnë të bllokojnë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Story i radhës

Rritet vlera e pasaportës së Kosovës për serbët

Të fundit nga