barcelona ben oferten e pare per fisnik asllanin 68fb2d1359769

Barcelona bën ofertën e parë për Fisnik Asllanin

October 24, 2025
1 minut lexim

Barcelona ka bërë hapin e parë konkret për transferimin e sulmuesit kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani. Sipas mediave gjermane, drejtori sportiv i katalanasve, Deco, e ka përfshirë 23-vjeçarin në listën e përforcimeve për verën e vitit 2026, si pasues i mundshëm i Robert Lewandowskit.

Asllani po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligë, me 4 gola dhe 1 asist në 7 ndeshje, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në ligën e dytë gjermane ku realizoi 18 gola dhe dha 9 asiste.

Barcelona thuhet se ka dorëzuar një ofertë fillestare prej rreth 25 milionë eurosh, shumë që mund të aktivizojë klauzolën e lirimit të futbollistit, i cili ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.

Asllani, i lindur në Berlin me origjinë kosovare, ka pranuar se ëndërron të veshë fanellën e Barcelonës. Ndërkohë, Hoffenheimi pritet të shqyrtojë çdo propozim që respekton kushtet e kontratës dhe i sjell përfitim financiar klubit.

Nëse marrëveshja realizohet, Asllani do të bënte hapin më të madh të karrierës së tij drejt një gjiganti evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e shiut dhe era e forte rrezojne pemen bllokohet rruga ne shkoder 68fb2cbedd655
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e shiut dhe era e fortë rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Shkodër

zgjedhjet qe tronditen bdi ne vjen paralajmerimi i forte fundi i epokes se ali ahmetit tani koha e 68fb2d20dcff9
Lajmi i radhës

Zgjedhjet që ‘tronditën’ BDI-në, vjen paralajmërimi i fortë: Fundi i epokës së Ali Ahmetit, tani koha e…!

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë