Rey Manaj do të rikthehet përsëri te Barcelona B. Ka qenë vetë ai që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin nga Spezia.
“Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat. Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”, ka shkruar futbollisti shqiptar.
25-vjeçari i cili e kaloi sezonin e fundit i huazuar në Serie A shënoi pesë gola me kubin italian.
Manaj vitin e kaluar ishte federuar te Barcelona A, por nuk i ishte dhënë rasti as për një minutë..