Barcelona do të bëjë edhe disa lëvizje para mbylljes së merkatos.
Skuadra katalane ka bërë disa transferime këtë merkato, duke qenë në mesin e skuadrave më aktive këtë afat kalimtar.
Sipas raportimeve të Gerard Romero, Barcelona ka njoftuar krerët e La Liga se synojnë edhe disa lëvizje.
Në planet e ‘Blaugrana’ janë largimet e pesë lojtarëve si dhe transferimi i tre të tjerëve.
Emra si Martin Braithwaite e Sergino Dest pritet të largohen, kurse Marcos Alonso e Thomas Meunier pritet të bashkohen me klubin nga ‘Camp Nou’.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë ato lëvizje që do të finalizohen.