Barça po monitoron nga afër Pavard-in

Barcelona ka hyrë në garë për të nënshkruar me Benjamin Pavard nga Bayern Munich.

Mbrojtësi francez po kërkon largimin nga Gjermania pasi është i pakënaqur me rolin e tij në klub.

Sipas gazetarit Javi Miguel, katalonasit do të provojnë ta bindin lojtarin që të transferohet në ‘Camp Nou’.

Trajneri i ‘blaugranave’ Xavi Hernandez kërkon një mbrojtës të djathtë për të forcuar vijën e tyre të pasme, dhe francezi shihet opsion ideal për strategun spanjoll.

Pavardi shumë shpejtë mbyll kontratën me Bayern Munich, dhe Barcelona dëshiron të firmos me Pavard-in në afatin e ardhshëm kalimtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E rëndë në Greqi, përdhunuan shoqen e klasës për një muaj rresht arrestohen tetë të mitur

Story i radhës

Mustafa Hajrullahi zgjedhet shef i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup

Të fundit nga