Barça dhe Juve pas Zaha-s

Barcelona dhe Juventusi raportohet se janë duke e vëzhguar yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Drejtuesit e katalonasve sipas mediave britanike, besojnë se Zaha është lojtar që i përshtatë skuadrës së Xavi Hernandez.

Juventusi është një tjetër klub i madh italian, që po e monitoron sulmuesin e Crystal Palace.

Torinezët akoma në këtë edicion të garave, nuk e kanë gjetur formën e tyre më të mirë. ‘Zonja e Vjetër’ tashmë është jashtë Ligës së Kampionëve derisa në Serie A ndodhen në pozitën e shtatë.

Krerët e Juvës mendojnë se Zaha bashkë me Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic do të formonin një tresh të rrezikshme në repartin sulmues.

Zaha siç raportohet, prej kohësh është duke u përcjell edhe nga dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Arsenal.

Ndryshe, Crystal Palace është duke përgatitur ofertën e re për yllin e tyre me rritje pagash.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin njofton se 318 mijë njerëz u raportuan në shërbimin ushtarak për mobilizimin e pjesshëm

Story i radhës

Zv/drejtori Selami takoi ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Të fundit nga