barca ben gati 40 milione per mesfushorin qe shkelqeu ne boteror 63a19e0919914

Barça bën gati 40 milionë për mesfushorin që shkëlqeu në Botëror

December 20, 2022
1 minut lexim

Ai ishte zbulimi i Serisë A dy sezone më parë, duke zgjedhur që të kalojë nga Verona te Fiorentina, ndonëse edhe klubet e tjera më të mëdha si Napoli e Atalanta e donin.

Gjithsesi, Botërori i Katarit ishte shenjtërimi për mesfushorin Sofjan Amrabat. Marokeni, i cili bëri një Kupë Bote fantastike me përfaqësuesen e tij dhe u rendit i katërti, tashmë ka përfunduar në lupën e elitës së futbollit europian, pasi janë të shumat skuadrat që duan të kenë në dispozicion të tyre shkatërruesin afrikan.

Totenhemi dhe Konte ishin të parët që u hodhën në sulm, më pas Interi, Milani e Juventusi po e ndjekin, por ndërkohë Barcelona është futur më seriozisht se kushdo tjetër në lojë.

Duke parë se Serxhi Buskets po mendon tërheqjen nga futbolli, ose më saktë të lërë Barcelonën, për disi vite disi më komode në Amerikë, klubi katalanas ka kontaktuar Fiorentinën dhe i ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij. Tani, pritet vetëm përgjigjja e Amrabat për firmën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trajanov tu perfundohet mandati te gjithe gjykatesve dhe te behet revizion per punen e tyre 63a19a8357090
Story i mëparshëm

Trajanov: T’u përfundohet mandati të gjithë gjykatësve dhe të bëhet revizion për punën e tyre!

gjermani denohet ne moshen 97 vjecare ish sekretarja e kampit nazist 63a1a3b88883a
Story i radhës

Gjermani, dënohet në moshën 97-vjeçare ish-sekretarja e kampit nazist

Të fundit nga

ShkoLartë