Barbara: Jam e re dhe po punoj shumë që një ditë të arrij në skenat botërore

min lexim

Ajo sapo ka shkelur në tregun muzikor shqiptar dhe megjithëse është mjaft e re duket se do ta ketë një të ardhme të sigurt në tregun muzikor. E kemi fjalën për këngëtaren e re Barbara Kabashi, ku kënga e saj e parë ardhur e përshtatur mjaft bukur me klip që mban titullin “Favorita” po ecën mjaft mirë. Ylli i ri i muzikës në një intervistë për ne rrëfen më shumë qoftë për muzikën, kush e qua yll në familje, e deri te se a ka menduar se muzika do të jetë profesion i saj? Megjithëse ajo ka lindur e jeton në Austri ajo na përgjigjet mjaft mirë në gjuhën shqipe kur ne e pyetëm me shumë kureshtje!.

Si po e kalon Barbara, me tregon se kush ta ka vendos emrin dhe a është e gëzuar se kënga “Favorita” po pelqehet?

-Emrin ma ka lënë gjyshi im dhe po ndjehem shumë mirë me mbështetjen dhe përkrahjen e publikut dhe gëzohem se ju ka pelqy projekti.

Megjithese nuk ke lindur në Kosovë por në Austri si je me gjuhën shqipe? Me shumë e mëson duke dëgjuar këngë shqipe apo duke folur me prindërit? –

Të dyja edhe duke kominikuar me familjen në gjuhën shqipe dhe duke dëgjuar muziken shqipetare.

Kush të thotë më shumë “Ylli im” nje star mami apo babi?

-Të dy më përkrahin në këtë pjesë të jetës time që është muzika, s’mund ti ndaj të dy më janë pranë me çdo këshillë.

Po në shkollë të njohin tash më shumë, a e dinë shoqeria e klasës se ata kane një star në klasë si Barbara? –

Shoqëria e shkollës e kanë prit shumë mirë këngën dhe më japin shumë komplimente që i vlerësoj shumë, por në shkollë jam Barbara që kam qenë gjithmonë.

Kam dëgjuar se ëndrra jote është të bëhesh si Dua Lipa, a ke menduar nëse ka në Austri të konkurrosh në ndonjë talent-show si: “Super star” apo ” The voice”… -Ëndrrat shpresoj të bëhen realitet një ditë.

Po ka konkurse të ndryshme ka mundësi në ato më serioze të marrë pjesë, por ende s’kam folur me prindërit për këtë pjesë.

Kënga “Favorita” është punuar nga Zzap dhe Chrias i zgjodhe ti ata apo ata ty, dhe kjo do të thotë se do të bashkëpunosh sërish me ata? –

Po kënga është prodhuar nga producentët Zzap&Chriss, dhe unë i zgjodha ata pasi njihen si producentët më të suksesshëm me artistët e rinj si jam unë, dhe se po shpresoj në një bashkëpunim tjetër pasi që kënga “Favorita” e realizuar nga ata pati një sukses.

A ka Barbara një favorite në muzikë?

Si zhanër kam qejf baladat por jam e hapur edhe për më shumë zhanre të tjera .

Pas disa viteve e imagjinon veten se ku do të jesh apo në muzike ku do te arrish?

Unë jam e re do punoj shumë që një ditë të arrij në skenat botërore pse jo edhe si Dua Lipa.

Si çdo artist nëse suksesi kërkon angazhim mundet me qenë edhe profesion i imi në të ardhmen e kënga e rrudhës e ke menduar është duke u realizuar apo duhet të presim dhe pak? 

Do presim edhe pak po e shijojmë suksesin e “Favorita” njëherë.

Më trego pse duhet dëgjuesit ta dëgjojnë këngën tënde?

-Jo fjala duhet nuk duhet askush, por nëse kanë dëshirë ta dëgjojnë këngën time ju kisha preferuar ta dëgjojnë, ndoshta edhe ju pëlqen ta dëgjojnë edhe më shpesh

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manovrimi i Shteteve të Bashkuara mes sfidave gjeopolitike dhe ndërkombëtare

Story i radhës

Makina luksoze, apartamente e garzhe, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Të fundit nga