banoret e irzniqit dhurojne gjak ne shenje nderimi per te renet per liri 68a1028c6d33a

Banorët e Irzniqit dhurojnë gjak në shenjë nderimi për të rënët për liri

August 17, 2025
1 minut lexim

Në shumë vendbanime të Kosovës kohët e fundit është bërë traditë që në përkujtim dhe nderim të dëshmorëve të kombit, të organizohen aksione për dhurimin vullnetar të gjakut. Kësaj tradite humanitare ka vite që po i bashkohen edhe qytetarët e Irzniqit të Deçanit, e sidomos rinia e këtij lokaliteti.

“Po kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme me të cilën duhet të ndjehet krenar çdo shqiptar, poashtu edhe banorët e fshatit Irzniq që organizojmë një aktivitet të tillë edhe me dhurimin e gjakut gjë që nënkupton që ne në njëfarë mënyrë përkujtojmë sakrificën dhe gjakun që ata kanë dhënë për lirinë që ne e gëzojmë sot”, tha Fadil Dervishaj, dhurues, familjar dëshmori.

“Nëpërmes kësaj forme ne i përkujtojmë të rënët dëshmorët luftëtarët, luftën e UÇK-së të cilët përmes veprës së tyre e ndihmuan çlirimin e vendit”, tha për RTK-në Ndriçim Çekaj, dhurues.

Aksionit për dhurimin e gjakut në Irzniq i janë bashkuar edhe mërgimtarët që këto ditë po i kalojnë pushimet në vendlindje.

“Mërgata është numër një që po dhuron gjak, është shumë e organizuar, po japin gjak familjarët e dëshmorëve, veteranët ish ushtarë të UÇK-së dhe rani ka në nis tedhe të rinjtë me dhanë gjak si shenjë simbolike për nder të dëshmorëve të kombit”, tha Shaqir Dacaj, kryetar i Këshillit të fshatit.

Fshati Irzniq lirisë së Kosovës ia fali 20 dëshmorë dhe martirë të kombit. Banorët e Irzniqit dhurojnë gjak në shenjë nderimi për të rënët për liri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dphm prej neser deri te marten do te mbaje mot jostabil me shira te rrembyeshem dhe bubullima 68a1021486733
Lajmi i mëparshëm

DPHM: Prej nesër deri të martën do të mbajë mot jostabil, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima

alba vukaj vjen me poza nga plazhi ve ne pah linjat e perkryera 68a103b8730d5
Lajmi i radhës

Alba Vukaj vjen me poza nga plazhi, vë në pah linjat e përkryera

Të fundit nga

ShkoLartë