Bankat të qëndrueshme pavarësisht krizave

October 30, 2022
1 minut lexim

Sistemi bankar në rajon ka mbetur i qëndrueshëm edhe përkundër sfidave gjatë krizës shëndetësore dhe aktuale, për shkak të mbrojtjeve rregullatore dhe mekanizmave paraprake të vendosura në mënyrë përkatëse, vlerësoi guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në panel diskutimin të guvernatorëve që në kuadër të Konferencës Vjetore të 16-të e organizoi nga Banka e Shqipërisë me Shkollën londineze për ekonomi dhe shkenca politike.

Duke folur për shtresat mbrojtëse të kapitalit dhe likuiditetit, guvernatorja potencoi se në bankat e rajonit në përfundim me tremujorin e dytë të këtij viti, mjaftueshmëria e kapitalit është mesatarisht 18.3 për qind, që është e pandryshuar në krahasim me nivelet para pandemisë në dhjetor të vitit 2019, ndërsa në disa vende është madje më e lartë.

Angellovska-Bezhoska u përqendrua edhe në reformat që kanë të bëjnë me “gjelbërimin e sektorit financiar”, në këtë rast duke theksuar se politikëbërësit duhet të fokusohen në ruajtjen e mëtutjeshme të agjendës reformuese për harmonizimin e sistemeve financiare në rajon me standardet ndërkombëtare, ku “financimi i gjelbër” duhet të jetë një prioritet i rëndësishëm.

Në këtë kontekst, Angellovska-Bezhoska theksoi edhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare. Kështu, “FMN vlerëson se katastrofat natyrore që lidhen me ndryshimet klimatike e ulin rritjen mesatarisht prej 0.4 p.p, madje deri në 0.7 p.p.” në ekonomitë më pak të zhvilluara, ndërsa vlerësohet se efekti negativ në periudhën në vijim do të jetë edhe më i madh, veçanërisht në ekonomitë më pak të zhvilluara, gjë që kërkon veprime energjike jo vetëm nga kreatorët, por edhe nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”.

Duke folur për rolin e rregullatorëve në nxitjen e një komponenti “të gjelbër” në financa, guvernatorja theksoi se Banka Popullore ka vendosur financat e gjelbra si një nga qëllimet strategjike.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë nga bankat qendrore, përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, komuniteti akademik, sistemet bankare dhe financiare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Broja përfundon në listën e dëshirave të gjigantit spanjoll

Story i radhës

NISMA mbajti konventën politike, me moton `Veprat Flasin`

Të fundit nga

ShkoLartë