banka popullore e maqedonise se veriut vit i veshtire ekonomik 628a2def4c146

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut: Vit i vështirë ekonomik

May 22, 2022
1 minut lexim

Guvernatorja e Bankës Popullore thotë se qytetarët i pret vit i vështirë ekonomik pas rritjes së inflacionit. Në ndërkohë Banka Popullore pret edhe rritjen e borxhit publik për 63 për qind, me çka vendi hyn në zonën e shteteve me borxh të lartë.

Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska i sugjeron autoriteteve që fokusin ta vënë te përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, por shton se nuk duhet të harrohen as reformat, pasi siç thotë për momentin realisht po shuhen vetëm zjarre.
“Në momentin që ulet aktiviteti ekonomik, presim ngadalësim të ekonomisë dhe presione në rritje ndaj inflacionit, që do të thotë më pak të ardhura në dispozicion për popullatën, përkatësisht efekte të padëshiruara ndaj standardit jetësor.

Në situata të këtilla është e domosdoshme ndërmarrja e më shumë masave dhe aktiviteteve nga autoritetet me qëllim zbutjen e situatës. Efekte do të ketë, sepse këto janë tronditje të përmasave të papara.

Të gjithë do t’i ndjejmë efektet, por të paktën të ndihmohen grupet me të rrezikuara të qytetarëve”, tha Anita Angellovska Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore.

MARKETING

RENT A CAR

lendime ne pune ne prizren e kacanik 628a2a4dbafc0
Story i mëparshëm

​Lëndime në punë në Prizren e Kaçanik

miami tregon forcen 628a32e184c20
Story i radhës

Miami tregon forcën

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën
ShkoLartë