​Banka holandeze kërkon falje për tregtinë e skllevërve

July 1, 2022
1 minut lexim

Banka qendrore holandeze kërkoi falje sot për përfshirjen e institucionit në tregtinë e skllevërve të shekullit të 19-të.

Presidenti i bankës Klaus Knot kërkoi falje në ditën që Holanda përkujton heqjen e skllavërisë. 

“Sot, në emër të bankës holandeze, kërkoj falje për këto fakte përçmuese. Kërkoj falje për të gjithë ata që, për shkak të zgjedhjes personale të shumë njerëzve, përfshirë paraardhësit e mi, u reduktuan në ngjyrën e lëkurës së tyre”, tha Knott.

Banka qendrore holandeze ka pranuar se ka marrë pjesë në tregtinë transatlantike të skllevërve nga viti 1814 deri në 1863 dhe se pas heqjes së skllavërisë u ka paguar kompensim pronarëve të plantacioneve, përfshirë anëtarët e atëhershëm të bordit të drejtorëve të bankës.

Banka ka njoftuar se do të krijojë një fond prej pesë milionë eurosh për projekte që synojnë zbutjen e “efekteve negative bashkëkohore të skllavërisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë”.

Në prill, banka holandeze ABN AMRO gjithashtu kërkoi falje për lidhjet e saj historike me skllavërinë gjatë shekujve 18 dhe 19.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ne nuk mund ta vendosim veten si objekt dashurie siç vendosim dikë tjetër, jashtë nesh

Story i radhës

Ndërkombëtarët me standarde të dyfishta ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës!

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë