Banka Botërore: Maqedonia e Veriut po përballet me inflacionin më të lartë ndonjëherë

min lexim

E prekur nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, Maqedonia e Veriut po përballet me inflacionin më të lartë ndonjëherë, duke reduktuar në mënyrë disproporcionale të ardhurat reale të të varfërve, citohet në raportin e rregullt të vjeshtës për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin edhe Maqedoninë e Veriut. Me hapësirë ​​të kufizuar fiskale, rritje të borxhit publik dhe rritje të kostove të financimit, sipas Bankës Botërore, mbështetja fiskale duhet të synohet për familjet dhe firmat më të cenueshme.

Në të njëjtën kohë, shtrëngimi i politikës monetare duhet të vendosë një ekuilibër midis shtypjes së inflacionit dhe shmangies së një ngadalësimi të aktivitetit ekonomik.

“Mbështetja e Qeverisë për grupet e cenueshme nga energjia është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, por masat duhet të synohen dhe të kufizohen në kohë për të minimizuar rreziqet fiskale”, tha Masimiliano Paoluçi, Drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në video-deklaratën e publikuar në prezantimin e raportit në Shkup.

Sipas Paoluçit, në të njëjtën kohë, fokusi duhet të vazhdojë të jetë në reformat strukturore të vonuara gjatë për të nxitur rritjen dhe për të krijuar vende të reja pune.

Sipas raportit, reforma të tilla përfshijnë masa për rritjen e nivelit të konkurrencës në treg, heqjen e barrierave për hyrjen e bizneseve, përmirësimin e mbajtjes së riinvestimit te investitorët e huaj, reduktimin e barrierave për pjesëmarrjen e femrave në fuqinë punëtore, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ngritjen e standardeve të menaxhimit duke përfshirë edhe digjitalizimin.

Kriza aktuale thekson gjithashtu rëndësinë e një tranzicioni të gjelbër të përshpejtuar në rajon, larg hidrokarbureve të paqëndrueshme drejt prodhimit më të pastër të energjisë elektrike, si dhe modeleve më të gjelbra të prodhimit dhe konsumit, thuhet në raport.

Raporti i fundit i rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor vlerëson se situata ekonomike në të gjitha gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdon të ndikohet nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë, si dhe ngadalësimi i rritjes globale. Këto kriza po krijojnë sfida të forta për rajonin, pavarësisht rritjes më të mirë se sa pritej që nga fillimi i vitit.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, rritja ekonomike e udhëhequr nga konsumi dhe investimet private rezultoi e fuqishme, duke tejkaluar pritshmëritë. Niveli i punësimit arriti nivelet më të larta historike në disa vende nga mesi i vitit 2022, ndërsa shkalla e punësimit në rajon tani është mesatarisht 46 për qind që është një rritje prej tre përqind pikë krahasuar me mesin e vitit 2021. Megjithatë, sipas Bankës Botërore, dinamika e rritjes tani ka filluar të ngadalësohet përballë sfidave në rritje. Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve e kanë çuar inflacionin në nivele të papara në vite, duke ulur fuqinë blerëse dhe besimin e biznesit. Rimëkëmbja e tregut të punës ka filluar të ngadalësohet me punësim më të dobët mes inflacionit të lartë dhe rritjes së pasigurisë.

Sanja Maxhareviq – Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit në prezantimin e sotëm në Shkup tha se kombinimi i goditjeve e rëndon fuqishëm perspektivën e rajonit.

Story i mëparshëm

(VIDEO) VMRO paralajmëron 123 zyrtarë shtetëror: Publikojeni pasurinë e padeklaruar

Story i radhës

Aleksandër Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështjen e targave

Të fundit nga