Balotelli si Balotelli

1 minut lexim

Sulmuesi italian Mario Balotelli ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lëvizjet e tij të pabesueshme.

Në këtë ditë, 11 vite më parë, ndodhi një situatë që u kujtua në botën e futbollit dhe vetëm Balotelli e di se çfarë donte të bënte në atë moment.

Në një ndeshje miqësore mes LA Galaxy dhe Manchester Cityt, Balotelli doli i vetëm ndaj portierit të skuadrës nga Los Angeles në një situatë.

Kur të gjithë menduan se do të gjuante, Balotelli bëri një “piruetë”, u ngatërrua dhe gjuajti jashtë me thembër.

Pa fjalë ka mbetur edhe Edin Dzeko, i cili ishte me Balotellin duke pritur shënimin e golit..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bajram Begaj betohet si president i ri i Shqipërisë

Story i radhës

Morena Taraku shfaqet provokuese dhe joshëse në bikini

Të fundit nga