Balotelli nuk korigjohet kurrë

1 minut lexim

Sërish ai. Mario Balotelli përfundon përsëri në faqet e para, por jo për cilësitë e tij si futbollist. Sot pjesë e Sion në Zvicër,

SuperMario përflitet për sjelljen e tij të tepruar jashtë fushës.

Ai filmohet teksa del nga një lokal në Lozanë të Zvicrës dhe mbështetet te dy persona (njëra femër, me fustan të kuq) që e largojnë.

Nga sa shkruan “Actu Foot”, ish-sulmuesi i disa skuadrave të njohura në Europë nuk do të shihej të nesërmen në stërvitje me skuadrën e Paolo Tramezzanit.

Kësisoji, aventura e tij me Sion, e cila filloi më 31 gusht, nuk ka nisur me këmbën e djathtë…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trendi i blerjes së klikimeve, këngëtari i njohur kritikon kolegët: Beyonce nuk i merr 1 milionë në javë kurse këta..

Story i radhës

MMJPH dhe UT zhvilluan debat publik për Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr

Të fundit nga