balluku neser fillon kontrolli i rezervave te naftes ne shqiperi asnje tolerim per abuzuesit 622b68236364b

Balluku: Nesër fillon kontrolli i rezervave të naftës në Shqipëri, asnjë tolerim për abuzuesit

March 11, 2022
1 minut lexim

Ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të nisin kontrollet në terren për verifikimin e rezervave të depozitave të naftës në të gjitha kompanitë e hidrokarbureve në vend.

Në një postim në Facebook pas takimit me furnizuesit e karburanteve, Balluku ka thënë se do të ndëshkohen kompanitë që nuk përmbushin detyrimin për mbajtjen e rezervave të caktuara të naftës.

Balluku ka sqaruar gjithashtu se nuk do të ketë “asnjë tolerim për këdo që abuzon në kurriz të qytetarëve shqiptarë në këtë krizë globale që ka prekur të gjithë botën në sektorin e hidrokarbureve”.

“Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të bëjë transparencën e çmimit të karburanteve dhe do të jetë një mekanizëm për menaxhimin e të gjithë situatës”, ka shtuar Balluku.

Ministrja ka kërkuar bashkëpunimin edhe të furnizuesve të karburante për ta përballuar këtë situatë me kosto sa më të ulët për qytetarët. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

47 raste te reja me covid 19 ne kosove bilanci i 24 oreve te fundit 622b676f4e944
Story i mëparshëm

47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

a mund ta shpetoje perendimi kievin pa nisur nje lufte kunder rusise 622b6863e4790
Story i radhës

A mund ta shpëtojë Perëndimi Kievin, pa nisur një luftë kundër Rusisë?

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë