balluku dhe ambasadori gjerman nenshkruajne marreveshjen per programin e infrastruktures 651d9b4d1c3f8

Balluku dhe ambasadori gjerman nënshkruajnë marrëveshjen për programin e infrastrukturës

October 4, 2023
min lexim

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner nënshkruan marrëveshjen  “Programi infrastruktura bashkiake V, pjesa e dytë”, i cili ka në fokus përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të përdorur dhe trajtimit të tyre në disa bashki të vendit.

Ky program kapte vlerën e 50 milion eurove.

“Kemi nisur një analizë të mirëfilltë në gjithë territorin shqiptar. Punët e mira bëhen bashkë. Me të gjitha sfidat që kemi përpara, edhe ky program do të jetë i suksesshëm dhe ne na duhet të angazhohemi se do ta ndjekim këtë program, duke e përfunduar në kohë. Koha është elementi më i rëndësishëm. Shqipëria i ka të gjitha, ne na mungon vetëm koha”, tha Balluku.

“Ky program është një ndër më të mëdhatë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjatë festës së  theksova se sa mirënjohës jam me bashkëpunimin me Shqipërinë.

Roli i Shqipërisë është i shumëfishtë, qoftë edhe në kontekstin drejt rrugës në BE. Ngjarje të tilla si samiti i Berlinit marrin rëndësi edhe më të madhe. Për herë të parë  zhvillohet një samit i tillë në Shqipëri dhe rajon. Edhe për ne në këndvështrim strategjik është e rëndësishme të mbështesim Shqipërinë për rrugën në BE. Të gjitha projektet që zhvillojmë janë kontribute që e sjellin Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

Ky program vendoset në një rrjet të gjerë programesh të tjera. Bashkëpunimi konkret me KFV. KFV-ja në sektorin e ujit dhe infrastrukturë jep kontribut të rëndësishëm në kontekstin e bashkëpunimit.

Përgëzimet e mija për turizmin, janë shifra vërtet të gëzueshme. Nuk e di nëse Shqipëria do të donte 10 milionë turistë, por projekte të tilla janë vërtet të rëndësishme dhe ndihmuese.

Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë vend partner në Berlin. Dhe do të ketë një zhvillim të ri në turizmin e vendit. Projektet vazhdojnë të implementohen dhe plotësohen përmes bashkëpunimit në nivel teknik.

Projekte të tilla janë një hap i rëndësishëm që tregojnë nivelin e bashkëpunimit tonë.

U informova që ky është programi i gjashtë të infrastrukturës urbane që tregon se është një detyrim apo një lloj angazhim i yni, që do vazhdojmë të qëndrojmë edhe në të ardhme.

Përfitojnë më shumë se 1 milion shqiptarë, mbi 40% e popullsisë është prekur nga këto ndryshime. Të gjitha resurset mblidhen në njëfarë mënyre në mënyrë efektive dhe transparente.

Kemi një vlerë të përgjithshme prej 50 milion eurosh por edhe një vlerë shtesë prej 3 milion me masa shoqëruese dhe shtesë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjermania kerkon nga serbia te beje me shume per te ulur tensionet me kosoven 651d9a9b4224b
Story i mëparshëm

Gjermania kërkon nga Serbia të bëjë më shumë për të ulur tensionet me Kosovën

hapen zyrtarisht aplikimet per lotarine amerikane green card ky eshte linku me detaje 651d9d6709c80
Story i radhës

Hapen zyrtarisht aplikimet për lotarinë amerikane Green Card – ky është linku me detaje

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë