2
Sofje/Tiranë, 25 prill – Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Bullgarinë lindore sonte, dhe vetëm pak minuta më vonë, toka u dridh edhe në Shqipëri.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit të parë ishte në Detin e Zi, rreth 40 kilometra në verilindje të qytetit bullgar të Burgasit. Hipoqendra ndodhej në një thellësi prej rreth 25.1 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Menjëherë pas asaj ngjarjeje, u regjistrua një tjetër tërmet, këtë herë në territorin e Shqipërisë, me një magnitudë prej 3.5 ballë të shkallës Rihter. Ndryshe nga ai në Bullgari, në Shqipëri kishte një hipoqendër shumë më të cekët – vetëm 5 kilometra nën koren e tokës.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar. Shërbimet kompetente po e monitorojnë nga afër situatën dhe janë të përgatitura për ndërhyrje të mëtejshme nëse është e nevojshme.
BURIMI: zhurnal.mk