Ballkani udhëton drejt Lituanisë, nesër do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris

1 minut lexim

Ballkani ka marrë rrugë drejt Lituanisë ku do të luaj ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të ketë përballë kampionin lituanez Zalgiris.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytetin kosovar kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Lituanisë me të vetmin qëllim që të marrin një fitore për të kaluar në raundin e dytë.

Së bashku me ekipin ka udhëtuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për t’i përkrahur nga afër djemtë e qytetit që të kalojnë raundin e parë në garën më të madhe evropiane për klube.

Zalgiris dhe Ballkani përballen të martën me fillim nga ora 18:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kancelari gjerman Scholz: Duam që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së!

Story i radhës

“Kemi tre orë këtu!” Chiara Ferragnit i ndodh e papritura gjatë pushimeve, blogeres i prishet varka në mes të detit

Të fundit nga