Ballkani triumfon në derbi, i duhet edhe një pikë që të shpallet zyrtarisht kampion 

April 28, 2022
1 minut lexim

Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 3:2 në derbi ndaj Dritës së Gjilanit.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por periudha e dytë e lojës ka qenë më ndryshe me pesë gola.

Për Ballkanin shënuan Ilir Blakçori (49’-autogol), Nazmi Gripshi (54’) e Ermal Krasniqi (90+5′) dhe për Dritën Almir Kryeziu (78’) e Ardit Tahiri (89’).

Pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 69 pikë e Drita është në pozitën e dytë me 55 sosh.

Ballkanit të trajnerit Ilir Daja, i duhet edhe një pikë që të shpallet zyrtarisht kampion.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski për Muhamed Zeqirin: Nuk toleroj askënd, pa dallim të përkatësisë politike

Story i radhës

Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar Rusinë, thotë ndihmësi i presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë