Ballkani Perëndimor ta sulmojë Serbinë, që ta shpëtojë veten dhe paqen evropiane!

November 27, 2022
min lexim

Agresiviteti i Serbisë herë ndaj Kosovës, herë ndaj Malit të Zi e herë ndaj Bosnjës nuk po merr fund. Derisa Serbia spiralen e dhunës e drejton ndaj njërit nga këto shtete, dy të tjerat marrin frymë vetëm për një moment të shkurtër, po nuk dihet se sa zgjatë kjo.

Kjo gjendje po përsëritet me vite dhe nuk po pushon as tash, edhe pse mendohej se me thyerjen e Rusisë në Ukrainë, Serbia do të filloi të paqësohej.

Kohët e fundit Serbia e ka marr në shënjestër Kosovën dhe gjendja ishte para shpërthimit, po mos të intervenonte ambasadori amerikan në Kosovë.

Në kulmin e kësaj krize, intelektual nga Mali i Zi iu drejtuan EU me kërkesën që t´i shpëtojnë këto tri vende nga agresioni serb, po EU si EU është pa fuqi politike dhe më me dëshirë presionin e orienton drejt këtyre tre shteteve, se sa ndaj Serbisë.

Ka ardhur koha që seriozisht të shtrohet pyetja, se si këto tre shtete Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, do të arrinin që të mbroheshin nga agresioni i përhershëm serb.

 Derisa EU është e pafuqishme një mundësi do të ishte që këto tre shtete, së bashku të përpunonin një strategji të përbashkët :  ta sulmonin Serbinë bashkërisht, në mënyrë që t´i ndanin një leksion dhe ta shpëtonin veten prej saj.

Nëse që të trijat vendosin për mbrojtjen e qenies së vetë shtetërore, nuk do ta kishin vështirë, që Serbisë në të njëjtën kohë t´ia hapin tre fronte: njërin nga Bosnja, tjetrin nga Kosova dhe të tretin nga Mali i Zi.

Në këtë mënyrë Serbia jo që do të ballafaqohet me tre fronte, po do të ballafaqohej edhe me çështjen e brendshme si Sanxhakun, Luginën e ndoshta edhe me Vojvodinën, sepse Orban këto ditë në një tubim sportiv, u paraqit me një shall, ku figuronin ish territoret hungareze që përfshihej edhe Vojvodina.

Po ashtu po u hap një front i tillë edhe Maqedonia shqiptare, kur ta shohin që Kosova dhe Lugina janë të përfshira në konflikt, nuk do të qëndrojnë si shikues, po Serbisë do t´ia hapin edhe frontin e katërt.

Luftën dhe konfliktet nuk i don askush, po derisa këto tre shtete rregullisht janë të atakuara nga Serbia, secili kërkon zgjidhje, që njëherë e përgjithmonë të kërkoj paqe të përhershme për popujt e tij.

Prandaj si opsion i vetëm dhe ndoshta i pashmangshëm do të ishte që këto tre shtete të afroheshin mes vetes dhe t´i shqyrtonin mundësitë, për të dalur nga kjo gjendje e padurueshme, të cilën po ua imponon Serbia.

Është pritur gjatë që Serbia të demokratizohej dhe t´i bashkohet komunitetit evropian demokratik, që t´i zgjidh problemet në mënyrë paqësore me fqinjët, po siç po shihet populli serb ende jeton me ëndërra, duke menduar se janë popull qiellor.

Një barrë të fajit po ashtu e bart edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk po ndërmerr hapa të vendosur, për ta detyruar Serbinë për qasje realiste.

Dhe derisa askush nuk ndërmerr asgjë, e vetmja mundësi do të ishte që këto tre shtete: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, ta marrin fatin e vetë në duart e tyre, duke e disiplinuar Serbinë, në mënyrë që paqja njëherë e përgjithmonë të vendoset edhe në rajonin e Ballkanit.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Edhe deputetët e Kosovës paguan taksën për të ardhur në shtetin amë”, Vasili: Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit

Story i radhës

SHGM kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë