Trajneri skuadrës bullgare ia ka frikën kampionit të Kosovës
Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është i motivuar për sfidën e sotme (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Ludogorests, pritet me interesim të madh në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League në futboll.
Trajneri i Ludogorets, Ivaylo Petev, nuk do të mund të mbështetet në Olivier Verdon dhe Jakub Piotrovski, të cilët janë të suspenduar. “Nuk do të jetë e lehtë për ne.
Si në çdo ekip, ne kemi pikat tona të forta dhe duhet të ecim përpara. Do të përfitojmë nga të gjitha
Ne kemi ghasa.
Sepse është e rëndësishme për ne se si do të dukemi në fushë. Qëllimet tona janë gjithmonë të njëjta”, – tha Petev.
Formacionet, Ballkani gati për befasi
Ballkani gati për surprizën ndaj Ludogorets
Pasi shkroi historinë një vit më parë, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Conference League, Ballkani nis një tjetër rrugëtim europian, me të njëjtin synim, për të regjistruar të tjera suksese.
Kampionët e Kosovës përballen me bullgarët e Ludogorets në “Fadil Vokrri”, në turin e parë eliminator të Champions League, ku do të kërkojnë të bëjnë një prezantim dinjitoz, e pse jo të marrin një rezultat pozitiv për të shpresuar te kalimi në turin tjetër.
Dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet me të cilët do të nisin ndeshjen, që starton në orën 20:45.
Ballkani para sprovës së madhe në Champions League
Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është mobilizuar në çdo aspekt për sfidën e sotme (20.45) ndaj kampionit të Bullgarisë, Ludogorets.
Është ndeshja e parë e rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.
Gjithçka është gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Ballkani – Ludogorets
Ballkani: Koliçi, Ar. Thaqi. Dellova, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuç, Zyba, Korenica, Rrahmani dhe Gripshi.
Ludogorets: Padt, Witry, Plastun, Russo, Heister, Show, Goncalves, Nonato, Despodov, Tissera dhe Caio Vidal.