​Ballkani nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

July 11, 2023
1 minut lexim

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do ta nis sot rrugëtimin në garën më prestigjoze të UEFA-së në futboll për klube, Ligën e Kampionëve.

Portokallinjtë do të ndeshen sonte me Ludogoretsin që është kampion i Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja, ka thënë se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe se nuk do të luajnë në mbrojtje, por që do të kërkojnë rezultat pozitiv në fushë.

Ai shtoi se Ballkani e përfaqëson gjithë futbollin e Kosovës në këtë garë dhe se për këtë arsye lojtarët duhet ta lënë edhe shpirtin në fushë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komisioni Evropian numëron investimet që i ka bërë në Kosovë përgjatë viteve

Story i radhës

Sulmohet fizikisht një i ri nga Palçishti Poshtëm i Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë