Ballkani mposht Phoenixin, kalon në 1/8 e finales së Kupës!

November 24, 2022
1 minut lexim

Ballkani mposht Phoenixin, kalon në 1/8 e finales së Kupës!

Ballkani nuk ka lejuar befasi, duke u kualifikuar në 1/8 finales së Kupës së Kosovës në futboll. Portokallezinjtë e Therandës, të enjten, kanë fituar në duel me Phoenixin, me rezultat 3:1.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja i shënuan Dejan Zarubica (23’), Edvin Kuç (64’) dhe Nazmi Gripshi (87’), derisa golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Ediae Precious.

Kësisoj, tashmë janë kompletuar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të fazës së 1/8 së finales, e ku krahas Ballkanit janë kualifikuar edhe: Liria, Llapi, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepca’89, Gjilani dhe Prishtina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Katar, tifozët e veshur si “kalorës templlarë” ndalohen të hyjnë në stadiume

Story i radhës

Vlorë, arrestohet 31 vjeçari që ishte shpallur në kërkim si pjesëtar i një organizate kriminale

Të fundit nga

ShkoLartë