Ballkani i Therandës i rikthehet përgatitjeve ekskluzivisht për agrat evropiane përkatësisht për rrethin e parë kualifikues të Champions League.
Atmosfera është shumë e mirë në radhët e futbollistëve të kampionit të ri.
“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane.
Me ndryshime të pakta, skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.
Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh.
Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, njofton FC Ballkani.