Aplikacioni Google Drive nuk funksion më në Windows 8 dhe 8.1

Aplikacioni desktop i Google Drive së shpejti nuk do të mbështetë më Windows 8 dhe 8.1. Përmes një faqeje suporti Google thotë se i jep fund mbështetjes për të dy versionet Windows në Gusht të këtij viti së bashku me versionin 32-bit për Windows 10.

Aplikacioni desktop i Google Drive ju lejon përdoruesve të sinkronizojnë të dhënat me kompjuterin dhe shërbimin cloud si dhe të ngarkojnë çdo foto dhe video në Google Photos.

Nga muaji Gusht përdoruesit në Windows 8 dhe 8.1 të cilët kanë versionin 32-bit të aplikacionit në Windows 10 nuk mund ta përdorin më apo të sinkronizojnë dhe të ngarkojnë të dhënat e tyre në cloud përmes tij.

Ky ndryshim nuk ka të bëjë me ueb aplikacionin Drive i cili aksesohet përmes shfletuesit për sa kohë kanë një shfletues që mbështet platformat.

Gradualisht kapitulli i Windows 8 dhe 8.1 po mbyllet. Microsoft ndërpreu përditësimet e sigurisë në muajin Janar dhe Google lançoi versionin e parë të Chrome që nuk mbështet Windows 7 dhe 8.1 në Shkurt.

Mozilla gjithashtu nuk do të ofrojë më përditësime sigurie për Firefox në Windows 7 dhe 8/8.1. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Ballkani i rikthehet përgatitjeve

Story i radhës

Zyrtari i lartë amerikan zbarkon në zyrën e Begajt, zbardhet fokusi diskutimeve

Të fundit nga