“Ballkani i Hapur”/ Kovaçevski: Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, të veprojmë në mënyrë europiane, jo të bllokojmë njëri-tjetrin!

June 8, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski hapi sot samitin e “Ballkanit të Hapur”, me bindjen se kjo nismë do të zgjerohet më tej dhe do të ndihmojë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ky samit na çon më tej në bashkëpunimin tonë, tha Kovaçevski.

“Ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe duam të vazhdojmë përpara. Jemi këtu mobilitet dhe zhvillim të bizneseve në rajon. Ballkani i Hapur fitoi mbështetje nga biznesi, që u dakordua që Ballkani i Hapur është mundësi shumë e mirë. dhe të bllokojmë njëri-tjetrin”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përsëriti ftesën për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet “Open Balkan”.

“Ne sot përcjellim një porosi të qartë: Ka rëndësi të veçantë anëtarësimi ynë në BE. Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së. Duhet të veprojmë në mënyrë europiane dhe jo të ngecemi. Vizioni ynë është që të jemi të integruar në BE. Do të kemi investime më të mëdha, kërkojmë që BE të na mbështesë. Në në Ballkanin e Hapur jemi të bindur që kjo nismë do të bëhet gjithnjë dhe më aktive. Këtu me ne janë sot kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Ftesa për Kosovën është ende e hapur!”

Përfaqësuesit e Bosnjës dhe Malit të Zi janë në rolin e vëzhguesit, ndërsa pritet që Abazoviç të japë konfirmimin e futjes së Malit të Zi apo jo në Open Balkan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkanit të Hapur.

Tri nismëtarët, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksander Vuçiç, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Manes, pritet të thyej rekordin e transferimeve

Story i radhës

Escobar shpreh mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”: E rëndësishme të mbetet një projekt ekonomik

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë