Ballkani e zhvilloi seancën e fundit stërvitore

1 minut lexim

Skuadra e Ballkanit e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së kthimit kundër La Fioritas.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës – nga ora 20:00.

Ndeshja i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, teksa Ballkani është me një këmbë në raundin tjetër.

Kampioni i Kosovës shënoi fitore 4:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Marino, dhe nuk pritet që të ketë probleme nesër për të siguruar kalimin tutje.

“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes kundër La Fiorita. Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e fundit nga faqja zyrtare e FC Ballkanit..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Burri në Kinë shpëtoi dyvjeçaren që po binte nga kati i pestë – pamjet tregojnë momentin dramatik

Story i radhës

Dëshironi të humbni peshë? Flini më shumë

Të fundit nga