Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Dukagjinit, e vlefshme për javën e katërt në Superligën e Kosovës.
45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë minimale 1:0 të kampionit në fuqi.
Për skuadrën nga Suhareka shënoi Qëndrim Zyba në minutën e 36-të.
Ndeshja në fjalë është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.