Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në “Marshin për Liri” në Prishtinë.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti, Balla publikoi pamje, teksa tha:
“Populli i Kosovës i shpall: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin TË PAFAJSHËM”.
Marshi nisi në orën 14:00, teksa përfundoi rreth 1 orë më pas, me fjalime nga organizatorët, nga krerë partish, sikurse edhe nga fëmijë të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Burimi: botasot.info


