balla inspekton punimet per shmangien e rreshqitjes dhe rikonstruksionin e disa rrugeve ne njesine administrative kurjan ne roskovec 639502ff9b65a

Balla inspekton punimet për shmangien e rrëshqitjes dhe rikonstruksionin e disa rrugëve në Njësinë Administrative Kurjan në Roskovec

December 10, 2022
1 minut lexim

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi kanë parë nga afër punimet që po kryhen në Njësinë Administrative Kurjan në Roskovec me qëllim shmangien e rrëshqitjes së dherave.

Balla tha se në buxhetin e 2023 janë parashikuar investime për çdo fshat e çdo lagje të Bashkisë Roskovec.

“Ne vijojmë punën për zgjidhjen e problematikave të krijuara nga rrëshqitjet e dherave në disa nga fshatrat në Roskovec. Për ne e rëndësishme është siguria e banorëve si dhe ardhja në ndihmë përmes rehabilitimit të rrugëve. Ky inspektim që po kryejmë sot është rreth 3 km rrugë, investim i cili është një zgjidhje për të gjithë banorët e këtyre fshatrave.

Me buxhetin e 2023 është planifikuar që të gjitha rrugët në zonë të banuar të shtrohen me asfalt dhe janë diku te 25 km rrugë.
Duhet që të gjitha fshatrat e mëdha apo dhe ato të vogla ti lidhim me rrugë të sistemuara me asfalt. Natyrisht që duhet të bëjmë më shumë, por si e gjetëm në vitin 2015 Roskovecin diferenca sot është e madhe. Ne do të vijojmë të bëjmë punët e nisura në Roskovec dhe jo vetëm”, tha Balla.

Gjithashtu Balla dhe Bufi kanë inspektuar edhe punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës Kurtaj e Shabanaj, e cila i vjen në ndihmë më shumë se 1000 banorëve të zonës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keta jane shenuesit me te mire ne kampionatin boteror 639502c5474c6
Story i mëparshëm

Këta janë shënuesit më të mirë në Kampionatin Botëror 

kujdes gabimet keto jane 3 shenjat qe mund te ndahen kete muaj 6395033f5ac26
Story i radhës

Kujdes gabimet! Këto janë 3 shenjat që mund të ndahen këtë muaj!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë