Balina dhe Einxhel debatojnë rëndë!

February 9, 2022
min lexim

Në ‘PRIME’-n e sotëm ka nisur një debat midis Einxhel dhe Balinës, pasi moderatorja gjatë javës ka shprehur shqetësimin e saj ndaj komenteve të analistes, duke thënë se e kanë ndikuar shumë psikologjikisht.

“Ai opinion më bezdisi. Prej disa puntatash marrë disa komente që nuk më përkojnë. Vazhdimisht më kanë rënduar dhe unë stepem të veproj. Dhe çdo gjë që dua të bëj stepem sepse thonë se jam lojtare. Pse çdo gjë që unë them është e gabuar? Në këtë situatë që unë ndodhem këtu të më akuzosh.”- është shprehur ajo.

Balina ka dhënë përgjigjen e saj duke analizuar të gjithë komentin e moderatores.

“E para, nuk është e vërtetë që nuk kam thënë asnjë fjalë të mirë. Të kam cilësuar si inteligjente dhe të fortë. Të kam mbështetur edhe në debatin me Donaldin kur i thash që nuk duhet të kërkojë llogari për aleancat. Nuk të shkon imazhi i vajzës së fortë që do të transmetosh me faktin që ankohesh gjithmonë dhe do të viktimizohesh. Me ty kam vetëm një peng, që nuk të kam dhënë vëmendjen e duhur kur Iliri të tha “ordinere” dhe “të masakroj”. 

E dyta, për gjuhën seksite unë u kufizova në atë që mund të thoja dhe u ndala te gjuha seksite që përdorët të dy. Gjuha seksite ka qenë sepse Einxhel hyri me një kauzë, atë të feminizmit që ka dëshirë tu krijojë grave barazi. Unë u ndjeva e zhgënjyer kur i fole me atë gjuhë seksite nga dhoma e rrëfimit ku fole njëllojë si një burrë seksite që do donte të zhvleftësonte një grua. Nëse një burrë do e kishte bërë këtë ti do thoje se është seksite.

Ti përfshive disa gra të tjera dhe i përdore duke i kthyer në instrumenta kundër Donaldit. Dhe u shprehe se “nuk të plas” se i ke futur në shtëpi. Nëse ty nuk të intereson se ke përdorur disa gra, po të them se nuk ka asnjë gjë feminist këtu.”

Kështu, Einxhel reagoi duke thënë se këto fjalë mund t’i pranojë si lojtare por jo në aspektin human.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kamera kapë reagimin e Semit kur Trixa i çon mesazh romantik Donaldit

Story i radhës

Vritet në atentat bosi i mafias turke

Të fundit nga

ShkoLartë