Balde: Presidenti e ka quajtur festë publike

February 12, 2022
1 minut lexim

Një sukses i destinuar të mbetet në historinë e vendit. Keita Baldé, fituesi i freskët i Kupës së Afrikës me Senegalin e tij, është i bindur për këtë. 

“Presidenti e ka quajtur festë publike. Me gjithë respektin e duhur, Spanja fitoi Kupën e Botës më 2010 dhe hodhëm tri fishekzjarre, kaq. Të nesërmen u fol në media, por pas tri ditësh nuk u kujtua më kush për të..

Në Senegal ishin të gjithë në rrugë, do të flasim për këtë me ditë të tëra dhe çdo 7 shkurt do të jetë festë për brezin tim, për djalin tim dhe për brezat e ardhshëm. Ata do ta mësojnë këtë triumph në shkolla.

Në Afrikë, futbolli është një fe, është një shpresë. Ne jemi një kontinent i varfër, por përpiqemi të sigurohemi që ato pak që kemi të shijohen nga të gjithë”, tha Balde.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga u ‘zhduk’ Beatrix? Refuzoi darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri pas përmendjes së Borës

Story i radhës

Çfarë ka rezervuar fundjava deri të mërkurën, sinoptikanët: Ja kur do përjetojmë ‘mini pranverën’ e muajit shkurt

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë