Balancë n’teh thike në mes të dëshirës për të e ndihmuar Ukrainën dhe përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë!

min lexim

-Jemi në një situatë dramatike, kjo është shqetësuese për të gjithë liderët perëndimorë të cilët po ngarkohen gjithnjë e më shumë!
Nuk është për t’u habitë nga brutaliteti i sulmeve ruse, me vrasjen të civilëve dhe rrafshimin e fshatrave për toke, qëllimi është friga dhe ulja e moralit liridashës! Këto janë dhe do jenë shkelje mizore të së drejtës ndërkombëtare, thotë profesori Tormod Heier nga Kolegji Norvegjez i Mbrojtjes.
Pyetja është se çfarë po ndodhë në Moskë?
Bigjoz i rrezikshëm është, nëse armët perëndimore përdoren për të sulmua në Krime ose përtej kufirit me Rusinë, diçka që Ukraina ka premtuar se nuk do të ndodhë, krejt kjo, sipas mediave.
Unë supozoj se tani do të ketë një përshkallëzim të mëtutjeshëm të ndihmës së armatimit nga Perëndimi, por, më e rëndësishme është që të urdhërojmë Ukrainën të mos kalojë kufirin me Rusinë!
Problemi është se Rusia e konsideron Krimenë si të veten, thotë Janne Martlary nga Universiteti i Osllos, për NTB.
Sulmet priten në çdo rast, të drejtuara edhe ndaj infrastrukurës norvegjeze, për kontinentin.
Hakmarrja ruse për Europën do jetë pa adresë kthimi, e mohueshme dhe e kombinuar në të njëjtën kohë edhe me sulme ndaj Ukrainës, dhe se ato do të intensifikohen.
Studiuesi i ngjarjeve thekson se sulmet me raketa në drejtim të Kievit dhe qyteteve të tjera, kishin për objektiv civilët, diçka e ndaluar edhe sipas ligjit ndërkombëtar të luftës.
Kjo ndodhi pas sulmit në urën që e lidhë Krimenë me Rusinë dhe se kjo cilësohet si “poshtërim”për Moskën dhe Putinin.
Prandaj edhe priten veprime të tërbuara hakmarrëse!
Efekti i këtyre sulmeve me raketa ndaj civilëve motivon edhe më tepër ukrainasët por edhe Perëndimorët, gjë që pengon cilën do zgjidhje politike në një të afërme
-Rrezik përshkallëzimi të mëtutjeshëm parasheh edhe profesoresha, Katarzyna Zysk nga Departmenti i Studimeve të Mbrojtjes.
Rusia po përpiqet të thyejë vullnetin për luftë dhe rezistencë, të minojë moralin e ushtrisë dhe popullatës ukrainase!
Kërcënimet bërthamore janë kërcënim i drejtëpërdrejtë ndaj Ukrainës, qëllimi është që Perëndimi të detyrohet të i bëj presion Ukrainës, por unë dyshoj se efekti do jetë e kundërta thotë, Zysk për NTB.
Ajo beson se Krimea në veçanti është një zonë e ndjeshme. Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëron se Rusia nuk do ndalet me politikat agresive dhe se fundi i luftës është që Rusia të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.
Mbështetja e mëtutjeshme për Ukrainën është jashtëzakonisht e rëndësishme, ashtu që sa më shpejtë të furnizohen me sistemin e armëve për mbrojtje nga ajri, thotë Zysk.
-Janë dy gjëra të cilat flasin kundër luftës bërthamore:
Rusia do vazhdoj përshkallëzimin, nëse Ukraina vazhdon çlirimin e zonave “të cilat Rusia i konsideron të sajat”
Një pikë thelbësore në strategjinë perëndimore është parandalimi i përhapjes së luftës në Ukrainë. Kjo ka të bëjë edhe me Europën e ardhshme se si do të duket ajo, andaj Perëndimi do t’i përgjigjet proporcionalisht vuajtjeve që forcat ruse i shkaktojnë Ukrainës thotë Tormod Heier.
Ku shkonë vija e kuqe e NATO-s?
Katër termocentralet bërthamore me gjithësejt 15 reaktorë janë në pritë!
Çfarë do ndodhë, nëse këto goditen nga raketat e Putinit?
A jemi të sigurtë se NATO do reagojë kaq shpejtë, nëse ndonjë predhë e lehtë e artilerisë bërthamore ruse testohet ose godet në zonat e pa banuara?
Çështja është se vetëm imagjinata i vendos kufijtë dhe vullnetet kontradiktore që të bëjnë luftë me njëri-tjetrin, thotë Heier…..
Paqartësitë e veprimit në vetëvete janë pengesat kryesore.
Atëherë edhe Putini nuk do ta dijë kurrë se kur është mjaftë!
Unë personalisht mendoj se ka shumë pak gjasa që 30 vendet e Aleancës të pranojnë një luftë të tretë botërore vetëshkatërruese, nëse ata vetë nuk sulmohen. Ky element stabilizues vlenë edhe për Rusinë, përderisa Putini e di se një sulm ndaj NATO-s do të merr përgjegjjen, prandaj kështu mbahen nën kontrollë armët bërthamore nga ata që i posedojnë, thotë T.Heier.
Tekstin e përshtati;
Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mariçiq: Raporti i Komisionit Evropian duhet të jetë motivim

Story i radhës

Pamje/ Shokohet sërish Irani, polici sulmon seksualisht në mes të rrugës protestuesen

Të fundit nga