Bakiu: Ja pse nuk fituam në derbi

min lexim

BvK Konjare nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Bashkimit të Lubotenit, si mysafirë.

Me barazimin e djeshëm, skuadra nga Konjare e Mesme e Shkupit, tani është në presion për tu kthyer në vendin e parë në tabelë.

BvK Konjare aktualisht zë vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se Bashkimi i Kumanovës.

Gëzim Bakiu ka folur pas kësaj ndeshje, duke thënë se kanë ndikuar disa faktorë që nuk fituan.

“Ishte ndeshje e vështirë, poashtu edhe terreni i vështirë për lojë, nuk bëmë ndeshje të mirë, të gjitha këto faktor e bën të vetën. Pastaj ndonjëherë në futboll nuk fiton ekipi më i mirë”, deklaroi Bakiu për Open-TV.

“Por tani duhet të fokusohemi te ndeshja derbi në shtëpi kundër Bashkimit të Kumanovës.

Ftojë të gjithë simpatizantët e klubit që të na përkrahin, sepse e presim një kundërshtar të mirë, konkurrent kryesor për titull, dhe besoj se do të jetë një ndeshje interesante. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe të vazhdojmë ambiciet që i kemi si klub”, tha Bakiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Raporti i Progresit, Varheji: Maqedonia e Veriut e vendosur për t’u avancuar drejt BE-së

Story i radhës

Rama në KiE: Jo Kosovo, mësojini organizmave insititucionale që ta shqiptojnë Kosova

Të fundit nga