Bajrami: Nuk e kuptova zëvendësimin, doja të vazhdoja ndeshjen

1 minut lexim

Nedim Bajrami, ka thënë sot pas humbjes me 1-2 ndaj Izraelit në “Air Albania”, se duhet të jenë më të zgjuar që të mos gabojnë si mbrëmjen e sotme.

Duke folur për emisionin “Kuqezi” mesfushori theksoi se nuk e kuptoi arsyen pse e zëvendësoi trajneri, por shton se ai ishte i gatshëm për të vazhduar.

Humbja: “Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, pjesën e dytë nuk u futëm shumë mirë. Pastaj pësuam dy gola shumë shpejt. Duhet të jemi më të zgjuar e të mos i pësonim ato gola.

Skuadra me ty është më sulmuese: “Pas ndeshjes që kemi humbur nuk e di, besoj se gjithë skuadra ka bërë pjesën e saj, por nuk e di.”

Pse u zëvendësove? “Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për ta vazhduar ndeshjen.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden thotë se Zelensky ‘nuk donte ta dëgjonte’ për pushtimin rus

Story i radhës

A i kërkoi Edi Rama ta fshinin këngën Tirona? Flet grupi ‘West Side Family’

Të fundit nga