Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës.
Ajo dje i tha se do të shihen në muajin shkurt, kur mbahen zgjedhjet.
Bajrami tha se Gërvalla ”dje e ka thënë një të pavërtetë, në asnjë prej pyetjeve te mia nuk u përgjigj.
”Një ministre e cila nuk mu përgjigj në asnjë pyetjen se sa njohje ja ka sjellë Kosovës, sa anëtarsime, më tregojke mu se qysh ajo bashkë me Kryeministrin e ka guximin me shku në Norvegji e me u përballë me kritikat e tyre”, tha Bajrami.
Burimi: botasot.info