Bajram Begaj të distancohet nga “Open Ballkani”, të jetë president i shqiptarëve dhe jo i Edi Ramës

min lexim

Presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj, siç e do rendi dhe zakoni, vizitën e parë zyrtare e zhvilloi në Kosovë. Që nga marrja e mandatit të presidentit të republikës me 25 korrik z.Begaj ka qenë i heshtur, edhe në raste që tronditën opinionin publik të vrasjes së vajzës 7 vjeçare në bregdetin shqiptar. Në konferencën e përbashkët me homologen Osmani, ndër të tjera z.Begaj shpalosi idenë për një traktat të përbashkët Kosovë-Shqipëri për t’i dal në ndihmë njëri tjetrit në rast të kërcënimit. Për të përforcuar idenë e tij, presidenti shqiptar përdori frazën” në çdo hap të jemi bashkë, jemi shtete e një komb”.

Pas çdo fjala të mëdha, të mira për t’i dëgjuar, kërkohet diçka konkrete, dëshmi se folklorizmat recidiviste nuk i përkasin rastit në fjalë.

Për ta dëshmuar një gjë të tillë z.Begaj së pari duhet të distancohet nga mbështetja e kryeministrit Rama ndaj projektit ruso-serb të njohur si “Open Ballkan” për të asgjësim të pavarësisë së Kosovës. Heshtja e presidentit Begaj në raport me “Open Ballkan” nuk le shenjë të mirë nga njeriu që edhe me kushtetutë e ka obligim për t’u kujdesur për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën.

Në këtë kuptim z.Begaj duhet të vihet në krye të detyrës duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e të tjerëve për të cenuar deri në zhbërje pavarësinë e Kosovës. Heshtja apo ikja nga prononcimet për një gjë të tillë nuk i shërben Kosovës dhe as shqiptarëve kudo që janë.

Pavarësisht se z. Begaj është zgjedhur president me propozimin dhe votat e PS, në momentin e betimit mbi Kushtetutën është zotuar ” për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që janë”, mbi këtë betim duhet të veprojë.

Jo, në heshtje të miratojë marrëzirat e Edi Ramës për “Open Ballkanit”, Begaj duhet të dëshmojë se është president i shqiptarëve dhe jo i Edi Ramës, kundërshtimi i “Open Ballkanit” është hapi i parë i duhur që duhet bërë. Shqiptarët kanë nevojë për bashkëpunim me njëri tjetrin, duke qenë bashkë jemi më të fortë, ndryshe fitojnë armiqtë tanë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ka 8 lloje dashurish: Kujt i përket lidhja juaj?

Story i radhës

Kontrolli ndaj rezidencës/ Donald Trump: FBI më vodhi pasaportat, po bëjnë gjueti shtrigash ndaj meje

Të fundit nga