bajraktari dyshohet se prokurori jack smith eshte i perfshire ne korrupsion 6695a4aa8fb56

Bajraktari: Dyshohet se prokurori Jack Smith është i përfshirë në korrupsion

July 15, 2024
1 minut lexim

Sot ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është liruar nga një prej akuzave më të rënda, atë të publikimit të dokumenteve konfidenciale.

Lidhur me këtë rast ka folur vet Trump, i cili tha se ky rast “duhet të jetë vetëm hapi i parë” i shumë të tjerave dhe bëri thirrje që edhe akuzat e tjera të tij të pushohen.

Rreth kësaj ka folur edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Richard Grenell.

Ish-drejtori i Inteligjencës amerikane, tha se të njëjtin fat e pret edhe Hashim Thaçin, pra lirimin nga akuzat.

Ai i përmendi prokurorin Jack Smith, i cili po hetonte rastin e ish-presidentit amerikan, e në Hagë e kishte hetuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ndërkaq avokati Ardian Bajraktari, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Jack Smith dyshohet se është i përfshirë në korrupsion.

“Ndaj z. Smith ka pasur pretendime të duarnduarshme edhe për përfshirje të elementeve të korrupsionit. Kohë më parë kemi qenë dëshmitarë të publikimit të disa raporteve të një ish-zyrtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo e vë në dyshim kredibilitetin e një procesi të tillë”, tha Bajraktari.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zbutesit e rrobave rrezik per te gjithe ne 6695a2920e711
Story i mëparshëm

Zbutësit e rrobave rrezik për të gjithë ne

une nuk kam faj qe mashkulli nuk mund ta kontrolloje veten debat i ashper mes rita behadinit dhe ajtene qamilit 6695a4afe4598
Story i radhës

“Unë nuk kam faj që mashkulli nuk mund ta kontrollojë veten” – debat i ashpër mes Rita Behadinit dhe Ajtene Qamilit

Të fundit nga

Ti je e dashura numër 2

Më në fund ke takuar burrin e ëndrrave të tua. Ti je shumë entuziaste për këtë njohje të re dhe kështu duket se është edhe ai. Por…papritur të pushton ndjesia se po
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë