Bajqinovci: Në Kosovë po dënohen vetëm “fukarenjtë” / Drejtësia e politizuar nga Pronto dhe e paaftë ta ndjek krimin

May 25, 2022
min lexim

Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, deputeti Mefail Bajqinovci ka folur për sulmet e fundit në veri të vendit dhe veprimet që duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këtë rast. Ai po ashtu, ka vlerësuar nëse ka rrezik të një lufte të re nga Serbia në Ballkanin Perëndimor dhe përhapjen eventuale në Kosovë.

Deputeti i Vetëvendosjes ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe kritikat e opozitës.

“Bota sot”: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën. Së fundi janë bërë edhe disa sulme ndaj Policisë së Kosovës në veri. Ҫfarë duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këto raste?

Mefail Bajqinovci: Qeveria e Kosovës është duke e kryer punën e vet, duke e forcuar sovranitetin në veri të vendit, duke bërë bastisje dhe kontrolle, e së fundi edhe zbulime të laboratorëve të drogës në vlerë me miliona euro.

Po disa herë janë sulmuar policia e Kosovës në veri për shkak se krimi i organizuar po ndihet i rrezikuar, Qeveria e Kosovës nuk do të zmbrapset pa marrë parasysh sulmeve, të gjithë ata që janë të involvuar në sulmet kundër policisë së Kosovës.

Po ashtu ne edhe si komision për siguri kemi vizituar drejtorinë e policisë rajonale të veriut ku jemi informuar për punën dhe sfidat e policisë. Përveç sulmeve me bomba kundër policisë së shtetit, kohëve të fundit kemi edhe një kërcënim tjetër e ajo është përmes alarmeve të rreme, duke tentuar që të destabilizohet vendi edhe përmes luftës hibride, por institucionet e sigurisë janë në nivelin e detyrës 24 orë.

“Bota sot”: A ka rrezik të një lufte të re nga Serbia në Ballkanin Perëndimor dhe përhapjen eventuale në Kosovë?

Mefail Bajqinovci: Nuk është asgjë e re që Serbia tenton ta destabilizojë Kosovën 24 orë në ditë, kjo u pa edhe në sulmet e fundit, kur sipas informatave ka pas të shtëna edhe nga ana tjetër e kufirit, Serbia i ka mbi 22 baza, nënbaza, ushtarake përreth kufirit me Kosovës, kjo tregon se ajo provokon me luftë në forma të ndryshme.

“Bota sot”: Ndryshe nga qeveritë e kaluara, për ҫfarë mund të vlerësohet qeveria aktuale sidomos në fushën e sigurisë?

Mefail Bajqinovci: Qeveria e Kosovës dallon shumë nga qeveritë e kaluara sa i përket reformave në sektorin e sigurisë, janë ndërruar shumë menaxherë në strukturat e sigurisë të cilët ishin të involvuar në skandale të ndryshme, është duke u punuar intensivisht që me ligjin e ri të pagave të ketë ndryshime, por edhe ligjin për pensionim të parakohshëm dhe sigurime shëndetësore brenda këtij mandati qeverisës të përfundohet, e që 19 vjet nuk është bërë asgjë për pjesëtarët e policisë.

“Bota sot”: Opozita vazhdimisht kritikon punën e qeverisjes së Vetëvendosjes, cila është përgjigja juaj për opozitën?

Mefail Bajqinovci: Opozita kritikën e ka shumë jokreative. Ajo kritikon dhe bën kauza të paqena, këto kauza nuk po dhezin, arsyeja është shumë e thjeshtë, kjo qeveria për 1 vit nuk e ka asnjë skandal të vetëm, kur dihet se kjo opozitë sa ishte në qeverisje ҫdo ditë kishte skandale të korrupsionit.

“Bota sot”: Sa i përket vizitave të krerëve të shtetit në SHBA, cili është vlerësimi juaj?

Mefail Bajqinovci: Shkuarja e Kryeministrit të vendit z.Kurti në SHBA ishte mjaft produktive, duke filluar me anën ekonomike, duke takuar udhëheqësit e korporatave kryesore dhe kërkesa për investime në shtetin tonë, takime me dhjetëra senator dhe kongresmen me ndikim në politikën amerikane e më gjerë, këshilltarë të Presidentit Biden e deri tek mërgata jonë e cila ka rol të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe politikën amerikane.

“Bota sot”: Po sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, a ka përçarje brenda partisë?

Mefail Bajqinovci: Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka asnjë përҫarje, ka mendime ndryshe, por asnjëherë përҫarje.

“Bota sot”: Raporti i fundit i Freedom House ka nxjerrë dy prej figurave të larta të shtetit të Kosovës që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Si ka ndikuar kjo në imazhin e Kosovës, dhe si do të duhej të veprojë drejtësia, apo pse nuk po vepron?

Mefail Bajqinovci: Raporti i Fredoom House ka treguar se ish qeveritarët janë të lidhur me krim dhe korrupsion, kjo nuk është asgjë e re, shumë raporte ndërkombëtare kanë shkruar për ish qeveritarët se janë involvuar në krim, por janë disa raporte që nga qeverisja Kurti 1 dhe Kurti 2 qe Kosovën e renditin në Transparency Internacional 17 vende me lartë, po ashtu në të gjitha raportet tjera jemi duke kaluar nga trajtimi me Ugandën e duke u renditur me shtete evropiane. Drejtësia në Kosovë ka shumë probleme, ende nuk ka asnjë rast të nivelit të lartë që është dënuar, dënohen vetëm fukarat, ҫdo raport ndërkombëtarë tregon se drejtësia në Kosovë është e politizuar, dhe e paaftë të ndjek krimin.

“Bota sot”: Po Qeveria Kurti sa po e përmirëson këtë imazh të Kosovës kudo në botë?

Mefail Bajqinovci: Qeveria Kurti e ka përmirësuar imazhin e Kosovës për 360 shkallë, këtë e tregojnë raporte ndërkombëtare, si dhe gjitha mediumet ndërkombëtare flasin për një qeveri antikorrupsion, por këtë edhe liderët botërorë e kanë deklaruar.

Bota sot”: Sa po kursehet buxheti nga blerja e armëve shtet me shtet?

Mefail Bajqinovci: Me siguri pyetjen e keni bërë për FSK-në, kur flasim për blerje të armëve, sipas informatave me vite të tëra ka pas blerje me ҫmime të mëdha, këtë e kanë konfirmuar mediat, me ardhjen e ministrit Mehaj janë stopuar shumë kontrata dhe tash blerjet bëhen direkt me shtete.

“Bota sot”: Pse paguante shteti avans, për kompanitë që nuk kishin buxhet të blinin armë, të fitonin tenderë?

Mefail Bajqinovci: Po e vërtetë këtë pyetje e kam bërë në komisionin për siguri, i jam drejtuar ministrit Mehaj, i cili ka treguar se ishte i habitur me këto gjëra që i ka gjetur aty, dhe pas këtyre gjetjeve ministri Mehaj i ka stopuar këto. Por, me vite të tëra kompanitë kanë blerë me miliona euro armë me para të FSK-së, pra janë dhënë avance milionëshe për të blerë armë në FSK.

“Bota sot”: A po ndihet mungesa e gjatë e Kryeministrit këtu, dhe sa ka të drejtë opozita në akuzat/kritikat e saj?

Mefail Bajqinovci: Kryeministri në ҫdo udhëtim e ka kabinetin qeveritar, i cili e udhëheq punën e qeverisë, kur jemi tek akuzat e opozitës, po kjo opozitë thoshte se kryeministri Kurti nuk i jepet viza për SHBA, pastaj thoshin se nuk do e lejojnë të futet në SHBA, pastaj kur e filloi vizitën Kryeministri tash jo shumë po qëndron, pra opozita nuk ka koncentrim fare në qëndrimet e veta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia shpërndan me gaz lotsjellës mitingun e kryeministrit të larguar të Pakistanit

Story i radhës

ProtonMail ribrandohet, ndryshon planet

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë