Baftiu: Nuk diskutohet që Ballkani ka ekip cilësor 

min lexim

Ballkani, kampion i Kosovës, ka tre ndeshje po aq fitore, ndërsa Drita e Gjilanit, dy fitore e dy barazime, pa humbje, do të ballafaqohen nesër mes vete (15.00) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Drita është në vend të tretë me 8 pikë dhe Ballkani në të dytin me 9 sosh. 

Optimist dhe të motivuar për këtë ndeshje janë edhe futbollistët dhe për këtë njoftoi futbollisti i Dritës Blendi Baftiu, i cili nesër do të luajë kundër ish skuadrës së tij.

“Për ne është ndeshja e radhës dhe nuk ka ndonjë presion të veçantë. Kemi përgatit ndeshjen mjaft mirë, gjatë tërë javës kemi analizu dhe jemi të gatshëm.

Nuk diskutohet që Ballkani ka ekip cilësor, mirëpo motivi është shumë i lartë te ne dhe cilësia e kualiteti më bënë të besoj se ne do të dalim me fitore nga kjo ndeshje.

Kemi me u mundu me i mbyll pikat e tyre të forta dhe me i shfrytëzu hapësirat që i lë kundërshtri.

Kemi lojtarë kualitativ dhe të shpejtë që besoj nuk do ta kemi problem të kalojmë përpara e të krijojmë shanse.Atmosfera është shumë e mirë në grup dhe shpresoj të kemi edhe pak fat nesër e të dalim me fitore”, potencoi Baftiu.

Ndeshja është e vlefshme e javës së 6-të të elitës së futbollit të Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kundërofensiva në Kharkiv, trupat ukrainase hyjnë në qytetin kryesor

Story i radhës

Si ndryshon trupi ynë gjatë vjeshtës?

Të fundit nga