Baerbock: Kemi indikacione masive të krimeve të luftës në Ukrainë

1 minut lexim

Ne kemi indikacione masive për krime lufte, u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock përpara një takimi të ministrave evropianë në Luksemburg.

Në fund, gjykatat do të duhet të vendosin, por për ne është thelbësore të sigurojmë të gjitha provat”, thotë ajo, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Gjermania ka qenë shumë e varur nga importet e energjisë ruse, por ka hartuar plane për të gjetur furnizime alternative me energji.

“Si qeveri federale gjermane, ne e kemi bërë tashmë të qartë se do të ketë një heqje të plotë të lëndëve djegëse fosile, duke filluar me qymyrin, pastaj naftën dhe gazin”.

“Në mënyrë që kjo të mund të zbatohet së bashku në Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë për një plan të përbashkët dhe të koordinuar për të hequr plotësisht lëndët djegëse fosile në mënyrë që të jemi në gjendje të tërhiqemi si Bashkimi Evropian,” tha Baerbock.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Coinbase Halts India’s UPI Support After Regulatory Uncertainty

Story i radhës

Shenjat që tregojnë se qeni juaj po përjeton frikë ose ankth

Të fundit nga