Grupi i vendeve të G7 do të intensifikojë përpjekjet e tyre për të forcuar mbrojtjen e qiejve të Ukrainës, tha sot Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
“Çdo raketë që Ukraina zbret nga qielli do të thotë pak më pak vuajtje për njerëzit në atë vend”, tha ministrja.
Ajo përshëndeti vendimin për dorëzimin e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.
Në lidhje me këtë, të martën, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën, e cila përfshin dërgesat e para të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore Patriot, raporton CNN.
Ky sistem është i aftë të rrëzojë raketa lundrimi dhe balistike me rreze të shkurtër veprimi, si dhe aeroplanë në lartësi dukshëm më të larta se sistemi i mëparshëm i mbrojtjes ajrore ukrainase, tha Departamenti i Shtetit.